Sport

Tre klube angleze pas Alphonso Davies, por anësori i majtë dëshiron vetëm Real Madrid

By GAZETA SCANNER 1

November 17, 2023

Alphonso Davies është tashmë në një nga skuadrat më të mëdha në botë, te Bayern Munich, por kur Real Madrid të thërret, është e vështirë t’i rezistosh.

Sipas asaj që raportohet nga “90min”, anësori i majtë duket se dëshiron të largohet nga Bavaria në verë për t’u transferuar në Spanjë te “Los Blanos”.

Por në fakt pas tij nuk ndodhet vetëm Reali. Sipas raportimit të mediumit në fjalë, për anësorin kanadez janë edhe tre klube angleze. Chelsea, Liverpool dhe Manchester City kanë shfaqur interes për të fituar shërbimet e tij, por për Davies ka vetëm një emër në kokë, atë të Real Madrid.