14.5 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Tre gola për tri pikë, feston Shqipëria

- Advertisement -

Kombëëtarja e Shqipërisë ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2026, që mbahet në ShBA, Kanada e Meksikë.

“Kuqezinjtë” e mposhtën Andorrën, me shumë lehtësi, duke mos iu rrezikuar për asnjë moment fitorja.

Shqipëria fitoi me shifrat prej 3-0, me Rey Manajn që shkëlqeu gjatë pjesës së parë.

Në fakt, ishte vetëm pjesa e parë, kur të besuarit e Sylvinhos u treguan më të rrezikshëm, derisa në pjesën e dytë pos posedimet, rastet ishin të pakta, deri te goli i tretë.

Manaj e gjeti golin e epërisë në minutën e 9-të të ndeshjes, pas asistimit të Kristjan Asllanit.

I njëjti shënoi edhe dhjetë minuta më vonë, pas një depërtimi të jashtëzakonshëm të Armando Brojës.

Në pjesën e dytë, ishte Myrto Uzni që shënoi në minutat e fundit të ndeshjes, për epilogun e takimit.

Me këto tri pikë, Shqipëria shkon në kuotën e tri pikëve, pasi në ndeshjen e parë u mposht nga Anglia.

Shqiptarët zënë vendin e dytë në grup, pas Anglisë që ka gjashtë pikë në dy ndeshje.

Letonia është e treta me tri pikë po ashtu, derisa Serbia s’e ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë muaj.

Andorra është e fundit me zero pikë.

Ndeshjen e radhës, Shqipëria e zhvillon ndaj Serbisë në “Air Albania”, me takimin që luhet më 7 qershor. /Express/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit