6.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Trajneri i Galatasarayt kërkon blerjen e Rashicës

- Advertisement -

Milot Rashica është i huazuar në Stamboll te gjiganti turk Galatasaray. Sulmuesi “dardan” është bashkuar me skuadrën e madhe turke si huazim një vjeçar nga Norëich City. Por pas paraqitjeve shumë të mira, të gjithë në klubin turk janë të bindur për ta blerë përfundimisht reprezentuesin kosovar.

Madje mediet e ndryshme në Turqi kanë raportuar se trajneri Okan Buruk i ka kërkuar personalisht drejtuesve të klubit që sa më parë ta blejnë kartonin e Rashicës. Te skuadra turke janë bindur nga cilësitë e Rashicës dhe janë të gatshëm të shpenzojnë pesë milionë euro për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

26-vjeçari ka zhvilluar 20 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë me gjigantin turk duke shënuar katër gola e duke asistuar në katër të tjerë.

Rashica dhe Galatasaray po kërkojnë titullin e kampionit në Turqi, pasi kanë gjashtë pikë para Fenerbahçes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit