Tragjedia në Shkodër, dyshohet se bombola e gazit u bë shkak për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve

- Advertisement -

Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, ku një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre.

Bëhet e ditur se në vendngjarje është gjetur një bombol gazi, ndërsa dyshohet se shpërthimi i saj mund të ketë shkaktuar zjarrin.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse. /A2Cnn

Të ngjashme

Të fundit