Një grua ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Policia është njoftuar për rastin më 23 gusht 2026, rreth orës 23:20, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Në një dhomë gjumi janë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarrit. Pas ndihmës së parë mjekësore, të dy janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Rreth orës 01:10, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima femër, e moshës madhore, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve. Në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendim të të cilit është iniciuar rasti si “Vrasje e rëndë”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.






