Pas brazilianit Savinho, skuadra e Tottenhamit ka siguruar edhe një futbollist tjetër nga Manchester City.
Këtë herë, bëhet fjalë për egjiptianin Omar Marmoush që sipas të gjitha gjasave do të jetë përforcimi i fundit te Tottenhami në këtë afakt kalimtar të verës.
Tottenhami ka arritur marrëveshje me Cityn për huazimin e 27-vjeçarit, i cili do të zyrtarizohet brenda këtyre ditëve.
Në fakt, Tottenhami e ka të obliguar blerjen e Marmoushit pas një viti për një vlerë totale prej 70 milionë eurosh.
Marmoush iu bashkua Cityt në vitin 2025 nga Eintracht Frankfurti dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2029.
Tottenhami po del të jetë skuadra më aktive në këtë afat kalimtar të verës pasi deri më tani ka shpenzuar rreth 400 milionë euro në përforcime.






