Skuadra e Roberto De Zerbit arriti fitoren e tretë radhazi në Premierligë të shtunën, pasi golat nga Archie Gray dhe Jan Paul van Hecke siguruan të tri pikët ndaj një Palace në formë të dobët.
Në fakt, të dy golat e tyre erdhën nga goditjet nga këndi. Gray zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë pas krosimit të Mohammed Kudus, përpara se Jan Paul van Hecke të dyfishonte epërsinë e Tottenhamit.
Kur po luhej minuta e 73-të, Van Hecke shënoi me kokë topin e kthyer, pasi goditja e tij e parë u devijua nga Dean Henderson në traun e portës.
Ishte një paraqitje dominuese nga ana e skuadrës vendase.
Sipas “Sofascore”, Spurs regjistruan 34 gjuajtje gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa bilanci i tyre prej 20 goditjesh nga këndi vendosi një rekord të ri në Premierligë.
Para ndeshjes së të shtunës në Londrën Veriore, numri më i lartë i goditjeve nga këndi i regjistruar nga një ekip i vetëm në një ndeshje të vetme në Premierligë ishte 19.
Manchester United kishte regjistruar 19 goditje nga këndi në një barazim 0-0 kundër Burnley më 29 tetor 2016, dhe saktësisht gjashtë vjet më vonë, Tottenhami barazoi këtë arritje në një fitore 3-2 kundër Bournemouth.
Por të shtunën, “Lilywhites” e tejkaluan atë shifër ndërsa dominuan nga goditjet e standardizuara (set pieces).
Para ndeshjes me Palace, Tottenhami kishte mesatarisht 6.5 goditje nga këndi për ndeshje në Premierligë gjatë sezonit 2026-27, që është mesatarja më e lartë e çdo ekipi në divizion, por marrja e 20 të tillave ishte sigurisht e papritur.
Vendimi i Roberto De Zerbit për të udhëtuar drejt Marbellas pas ndeshjes së tyre në Premierligë kundër Manchester Unitedit u përqesh nga disa, por duket se ka ndihmuar në përmirësimin e situatës në fushë.
Trajneri italian caktoi një udhëtim për bashkimin e grupit (team bonding) me qëllim që të nisë fushatën e tyre dhe të sigurojë një mundësi që skuadra e tyre e re të lidhet më mirë me njëri-tjetrin.
Lojtarë si Savio, Mykhailo Mudryk, Omar Marmoush dhe Tosin Adarabioyo, të cilët u bashkuan të gjithë në merkaton e verës, u lidhën me bashkëlojtarët e rinj në Spanjën jugore, dhe prej atëherë ata kanë fituar tri ndeshje radhazi.
“Mendoj se kur je trajner, duhet të zgjidhësh problemet dhe duhet të marrësh vendime, duhet të marrësh përgjegjësi,” tha De Zerbi kur u pyet për udhëtimin.
“Në atë moment, mendova se mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet tona është të jemi së bashku, të qëndrojmë afër, të kalojmë kohë së bashku, jo në fushë, sepse në fushë është e rëndësishme kur tashmë ka një grup të madh, një marrëdhënie të madhe, një bashkim të madh midis lojtarëve”, vazhdoi ai.
Ai shtoi: “Vëmendja u zhvendos te grupi, për të gjetur mënyrën më të mirë për të qëndruar së bashku dhe për të përmirësuar marrëdhëniet”.






