Totaj: Gjatë qeverisjes së Kurtit kanë dalë hajna të rinj, le t’i frikësohen Ligjit për Byronë ata që s’kanë justifikim të pasurisë

- Advertisement -

Kreu i Prizrenit dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Shaqir Totaj, në një intervistë në FRONTAL ka folur për Byronë për konfiskim të pasurisë dhe për premtimet e Kurtit për futjen e hajnave në burg.

Totaj ka thënë se Kurti është prej 7 vitesh në pushtet dhe s’është futur asnjë hajn në burg, derisa thotë se kanë dalë hajna të rinj.

“Jemi dëshmitar të asaj që Kurti është prej 7 vjete në pushtet dhe s’shkoi në burg asnjë hajn. Veç kanë dalë hajna të ri, duhet me iu frigu gjithë ata që kanë kriju pasuri tepër të mëdha e s’kanë justifikim. Ky është një ligj i ri, e uroj të mos keqpërdoret politikisht”, ka thënë Totaj.

Të ngjashme

Të fundit