Haziri reagon për dhëndrrin: Vajza ime ka bërë krushni para dy-tri vjete në Shqipëri, mos prekni në familje

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për sektorin e energjisë elektrike.

Haziri ka thënë se s’duhet të sillen familjet në Kuvend dhe s’duhet të preken familjet.

“Nëse e keni më të lehtë me u amnistu që krushki i jem, apo një familjar përmendet, merrne falë ju qoftë. Por secili sot paguan rrymë më shtrenjt”, ka thënë Haziri.

“Koha jonë dhe koha juaj, partia jonë, partia juaj, krejt në rregull jemi, por te familja mos prek. Këtu vijmë të përfaqësojmë më shumë se familjen biologjike, familjen politike. Mësohuni mos me i sjellë familjet këtu”, ka shtuar Haziri, duke iu përgjigjur atyre që ia kanë përmendur dhëndrrin e tij.

Haziri tutje ka thënë se vajza e tij është martuar në Shqipëri dhe se burri i saj punon prej më shumë se 20 vitesh me rrymë.

“Kur thoni s’po bleni rrymë prej atij në Veri si fqinj, ju po e mbuloni që po bleni në Shqipëri, krushku i jem është në Shqipëri. Vajza ime ka bo krushni para dy tri vjete, por ai që 20 vjet punon në këtë punë”, ka thënë Haziri.

Të ngjashme

Të fundit