Topi i Maradonës me emrin “Dora e Zotit” shitet për 2.9 milionë euro

- Advertisement -

Topi me të cilin Diego Maradona shënoi golin e famshëm “Dora e Zotit” në Kupën e Botës 1986 është shitur në ankand për 2.9 mililionë euro.

Maradona e goditi topin me dorë për ta mposhtur portierin anglez Peter Shilton, në fitoren 2-1 të Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinale.

Pas ndeshjes, legjenda argjentinase e përshkroi golin me fjalët se ishte shënuar “pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit”.

Në të njëjtën ndeshje, Maradona realizoi edhe një tjetër gol historik, të njohur si “Goli i Shekullit”, pasi dribloi disa lojtarë anglezë para se të dërgonte topin në rrjetë.

Sipas BBC, Topi Adidas Azteca ishte marrë nga arbitri tunizian Ali Bin Nasser, i cili e drejtoi atë ndeshje dhe e mbajti për më shumë se tri dekada.

Në vitin 2023, Bin Nasser konfirmoi se bëhej fjalë për topin e përdorur në atë ndeshje, konfirmim që më pas u mbështet edhe nga një vërtetim i pavarur.

Megjithatë, çmimi i arritur në ankand ishte dukshëm më i ulët se pritjet. Topi pritej të shitej për rreth 10 milionë dollarë.

Fanella që Maradona kishte veshur në të njëjtën ndeshje ishte shitur në vitin 2022 8.2 milionë euro.

Të ngjashme

Të fundit