Ceferin përjashton mundësinë të kandidojë për president të FIFA-s

- Advertisement -

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për president të FIFA-s, por ka paralajmëruar se Gianni Infantino mund të përballet me një sfidë në zgjedhjet e marsit.

Ceferin tha se nuk është i interesuar për postin e kreut të FIFA-s, duke theksuar se dëshiron të vazhdojë punën në UEFA dhe se synon të ketë më shumë kohë për jetën personale.

Ndërkohë, Infantino po përballet me presion lidhur me planet e diskutueshme për sigurimin e investimeve private në turnetë e FIFA-s.

Disa konfederata kontinentale e kanë kritikuar ashpër, ndërsa UEFA më herët kishte paralajmëruar edhe bojkot.

Ceferin tha se Infantino ka dy mundësi: ose të kuptojë se nuk ka mbështetjen e nevojshme dhe të largohet, ose të garojë në zgjedhjet e marsit.

“Nëse shkon në zgjedhjet e marsit, mendoj se do të ketë një kandidat kundër tij. Nuk e di ende se kush”, tha Ceferin.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nuk ka folur me Infantinon që nga fillimi i polemikave.

Të ngjashme

Të fundit