28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Tomë Gashi thotë se intervistimi i Martin Berishaj mbetet konfidencial, nuk jep detaje tjera

- Advertisement -

Avokati i Martin Berishaj, Tomë Gashi, ka dhënë një deklaratë shpjeguese sa i përket intervistimit që thuhet se iu bë sot nga Prokuroria Speciale, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Gashi, tha se është deklarim konfidencial, për sqarimin e situatave që kanë qenë publike në media, raporton EO.

Avokati Gashi, tha se deklarimi është kryer por mbetet i fshehtë, duke mos dhënë detaje tjera për media.

“Unë kam deklaruar dhe kam shkruar, për shkak se keni pritur gjatë, deklarimi është kryer ka pas iniciativë vetë të shkruar prej Martin Berishaj para një viti e gjysmë. Kështu që meqenëse është konfidenciale nuk kam më tepër më iu thënë. Është deklarim konfidencial, për sqarimin e situatave që kanë qenë publike në media më tepër nuk kam çka me iu thënë”, tha Gashi.

“Intervistimi ndoshta është kryer sot, ndoshta është kryer para dy javë, ndoshta ka më u kryer në të ardhmen”, përfundoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit