11.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Tomas Danilevicius përfundoi vizitën në FFK, i jep mbështetje projektit TDS

- Advertisement -

Tomas Danilevicius, ish-presidenti i Federatës së Lituanisë, i cili tani shërben si Konsulent Teknik Rajonal i FIFA-s, ishte në Kosovë për tre ditë për të mbështetur projektin TDS. Ky projekt u zbatua nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e talenteve vajza në futboll.

“Ky projekt ka përfshirë aktivitete stërvitore çdo javë në Kampin Nacional në Hajvali, si dhe ligjërata për një stil jetese të shëndetshëm për vajzat pjesëmarrëse. Pjesë e projektit TDS është edhe liga U13 dhe U15, e cila sivjet ka filluar si projekt pilot”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Tomas Danilevicius shprehu përgëzimet e tij për punën e mirë që po bëhet nga stafi i FFK-së në realizimin e projekteve që ndihmojnë në gjithëpërfshirje dhe zhvillimin e futbollit për vajzat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit