11 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Fansat e pyesin se pse e urren kaq shumë Rozën, ja si përgjigjet Sara Gjordeni

- Advertisement -

Sara Gjordeni, është një prej ish-banoreve të formatit më të ndjekur në Shqipëri ‘BBV3’.

Që pas daljes së saj të papritur nga formati, Sara ka qenë tepër e komentuar. Poashtu dhe për lidhjen që krijoi brenda shtëpisë me këngëtarin Bardhi të cilët së shpejti do të bëhen prindër të një bebushi.

Ditën e sotme Sara ka krijuar një pyetësor në Instagram teksa ka marrë pyetje nga më të ndryshmet prej ndjekësve të saj.

Një prej tyre e ka pyetur pse Sara ka urrejtje ndaj Roza Latit, e cila është ende konkurrente në garën e ‘BBV3’.

Ja si përgjigjet Sara: Shumë fjalë e madhe urrejtje, madje mendoj që je pak e vogël në moshë nga mënyra se si i ke preceptuar gjërat. Unë jam një njeri që i vlerësoj të tjerët për atë çka janë, jo çfarë reflektojnë në ekran. Me mua dhe me Bardhin, Roza ka bërë shumë gabime brenda në shtëpi. Kështu që s’kam se si e vlesoj me superlativa, por as ta urrej se shkuat shumë larg.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit