Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

- Advertisement -

Protestuesit e shoqëruar nga policia gjatë ditëve të fundit në Tiranë dalin sot në Gjykatën e Shkallës së Parë për masën e sigurisë.

Siç raporton Top Channel, sot pritet të jepen 59 masa sigurie.

Deri më tani gjykata nuk i ka publikuar emrat e atyre që do të dalin sot për masë sigurie, çka ka konfuzuar prindërit të cilët janë rreshtuar para gjykatës për të pyetur në lidhje me fatin e fëmijëve të tyre.

Top Channel bën me dije se mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar 17 persona, ku një pjesë e tyre, dosjen e të cilëve policia e çon në prokurori, do të duhet të dalin para gjykatës.

Të ngjashme

Të fundit