22.7 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Tifozja e famshme kroate, Ivana Knoll arrin në Gjermani për kampionatin, por has probleme me…

- Advertisement -

Tifozja e famshme kroate, Ivana Knoll ka arritur në Gjermani ku është duke u përgatitur për Euro 2024 dhe në një story në Instagram ka shprehur zhgënjimin për akomodimin në dhomën e hotelit. “Kam paguar mijëra për ‘hotelin më të mirë’ në Berlin dhe dhomat janë të vjetra, kondicioneri nuk punon, palestra dhe pishina janë në ndërtim. Nuk jua rekomandoj”-u ankua bukuroshja.

“Kam paguar 650 euro për një natë dhe çmimi përfshin dhomë të vjetër pa kondicioner, palestra dhe pishina nuk janë të disponueshme për shkak të renovimeve dhe për më tepër, menaxheri është i papërshtatshëm”-shkroi ajo në një video ku tregon si duket dhoma e saj.

Knoll tërhoqi vëmendje të madhe në Kampionatin Botëror në Katar në 2022 dhe për të është shkruar edhe në mediet ndërkombëtare. Ajo pa diskutim pritet që të japë një mbështetje të zjarrtë për Kroacinë, gjatë këtij kampionati evropian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit