Tifozi i skuadrës shqiptare nga Maqedonia bie nga tribunat

- Advertisement -

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në përballjen mes KF Bashkimi dhe FK Vardar, që zhvillohet në Gostivar.

Pas rreth 20 minutash lojë, një tifoz i ekipit vendas ra nga tribuna, në një incident të ngjashëm me atë që kishte ndodhur më herët këtë sezon mes këtyre dy skuadrave në Kumanovë.

Tribuna në stadiumin e Gostivarit është në lartësi të konsiderueshme, ndërsa deri tani nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e tifozit. Shpresohet që ai të mos ketë pësuar lëndime serioze.

 

Të ngjashme

Të fundit