8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

“Ti, Bora dhe Arjani kur do përputheni?”, Olsa Muhameti shuan kuriozitetin e të gjithëve

- Advertisement -

“Për’puthen” u kthye në fenomen televiziv, sidomos kur nisi të transmetohej çdo ditë të javës, sezonin e kaluar. Ai iu jep mundësi të rinjve të njihen, të dalin në takime e pse jo të “për’puthen”.Mirëpo një koment që ka shoqëruar programin, autoren Olsa Muhameti, moderatoren Bora Zemani dhe opinionistin Arjan Konomi lidhet me faktin që ata janë të tre beqarë. Jo pak herë është pyetur se “Si ka mundësi që i përputhin të gjithë, por vetë jo?”.

Këtë pyetje ia ka bërë me humor moderatorja Eriona Rusi, Olsa Muhametit, që ishte e ftuar në emisionin “Open”, nën moderimin e Eni Vasilit.

“Ka një kuriozitet të madh, keni përputhur dynjanë! Jeni të tre beqarë?! A do të kemi përputhje për ju të 3 këtë 2022?”, pyeti Erjona, të cilës Olsa iu përgjigj me humor.

“Kam përshtypjen Erjona se ky është mallkimi mund ta quaj, i të gjithë atyre që bëjnë “Për’puthen”. Nuk përputhen vetë derisa të përputhin gjithë dynjanë”, tha ajo mes të qeshurash.

Olsa më pas foli për momentet më të rëndësishme të 2021-shit që sipas saj ishin dalja çift e Alvisës dhe Bashkimit dhe rikthimi i çiftit Andi dhe Melisa pas gjithë skandalit të po 2021 që erdhën për herë të parë si çift në “Për’puthen”.about:blank

Përsa i përket 2022 Olsa foli për ndryshime, duke përfshirë edhe rikthimin e Anës dhe Mevlanit dhe kuriozitetin e publikut për të parë sesi do të shkojë eksperienca e tyre këtë herë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit