Thirrje për hetim ndaj Gecit – Jashari: Turp s’duhet të ketë vend në Kuvend

- Advertisement -

 

Shoqata e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së e ka cilësuar si të turpshme dhe papranueshme deklaratën e deputetit të LVV-së Fatos Geci për ish-presidentin Hashim Thaçi të cili ai i uroi burgim të përjetshëm.

Kryetari i kësaj shoqate, Xhavit Jashari tha për rtv21 se deputetët e tillë nuk duhen të kenë vend në Kuvend dhe, sipas tij, deputeti Geci do të duhej të intervistohej edhe nga prokuroria.

“Nuk është turp vetëm për deputetin, por edhe për vetë institucionin, Parlamentin e Kosovës ku brenda tij ka deputetë të tillë që nxjerrin këso lloj deklaratash ku bëjnë thirrje të tilla sepse ai duhet ta di edhe deputetët e tjerë e qytetarët që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi s’janë vetëm emra s’janë individ…atje po gjykohet lufta e UÇK-së. Ky deputet do të duhej të intervistohej nga prokuroria, por edhe Kuvendi kryetarja përmes rregullores se di si e kanë por deputetët e tillë s’duhet të kenë brenda Kuvend. Kuvendi duhet patjetër ta nxjerr ligjin që mbron luftën e UÇK-së nga të tilla persona që bëjnë thirrje dhe fyejnë përfaqësuesit e saj…”, tha Jashari për RTV21.

Të ngjashme

Të fundit