AGK dhe organizatat: Procesi për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së i komprometuar, rrezikon politizimin e institucionit

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), së bashku me organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile, kanë reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), duke e cilësuar atë si të komprometuar dhe të ndikuar politikisht.

Në reagim thuhet se pas monitorimit të procesit, janë konstatuar shkelje të shumta që, sipas tyre, e dëmtojnë integritetin dhe besueshmërinë e këtij institucioni.“Vlerësojmë se procesi është haptazi i komprometuar dhe nuk përmbush standardet minimale për të siguruar që përbërja e re e KPM-së do të garantojë rregullim dhe pluralizëm të mediave në Kosovë”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, Komisioni Ad Hoc ka rekomanduar për votim në Kuvend emra që, siç pretendohet, janë dëshmuar nga gjykatat se kanë shkelur Ligjin për KPM-në ose janë të njohur për afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje.“Një qasje e tillë cenon integritetin e procesit dhe besueshmërinë e publikut në pavarësinë dhe paanshmërinë e KPM-së”, theksohet më tej.Organizatat vlerësojnë se procesi duhet të kthehet në pikën zero, duke theksuar se legjitimiteti i KPM-së mund të garantohet vetëm përmes një procesi të drejtë dhe të bazuar në meritokraci.

Në reagim kritikohet edhe dinamika e zhvillimit të procesit, ku thuhet se përzgjedhja është realizuar brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.“Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të KPM-së është zhvilluar ndërmjet datave 17 dhe 20 prill… duke marrë parasysh fundjavën, gjithsej dy ditë pune”, thuhet në reagim.Po ashtu, theksohet se mungesa e transparencës në vlerësimin e kandidatëve dhe votimi anonim kanë ngritur dyshime për ndikime politike.“Deputetët nuk kanë ofruar arsyetim për pikët e dhëna… votimi është bërë në mënyrë anonime, duke mos lejuar asnjë formë monitorimi”, thuhet në reagim.Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me rikthimin e disa ish-anëtarëve të KPM-së, për të cilët pretendohet se kanë pasur probleme ligjore apo qëndrime të njëanshme politike.“Rikthimi eventual i ish-kryetarit të kundërligjshëm Besnik Berisha dhe mbështetëses së pushtetit Luljeta Aliu Krasniqi e vendos KPM-në në rrezik të drejtpërdrejtë të presionit politik”, thuhet në reagim.Organizatat nënvizojnë se ky proces, së bashku me zhvillimet e fundit në sektorin mediatik, mund të ndikojë negativisht në lirinë e medias në Kosovë.“Komprometimi i këtij procesi… do të kontribuojë në përkeqësimin e mëtejmë të lirisë së medias në vend”, thuhet në reagim.Reagimi është nënshkruar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe aktivistja Flutura Kusari.

Të ngjashme

Të fundit