X gradualisht ka po lançon thirrjet audio dhe video për të gjithë përdoruesit, përfshirë ata që nuk paguajnë për planin Premium i cili më parë njihej si Twitter Blue.
Një inxhinier i kompanisë ndau lajmin në platformë. Funksionaliteti fillimisht u lançua për përdoruesit e iOS vitin e kaluar duke ju dhënë përdoruesve me pagesë një opsion për të telefonuar përdoruesit e tjerë në aplikacion.
Në fillim të vitit funksionaliteti mbërriti edhe në Android por mbeti vetëm për përdoruesit me pagesë. Nga fundi i Janarit, Musk tha se X do të ofronte shërbimin për të gjithë përdoruesit sapo të siguroheshin se është maturuar mjaftueshëm.
Faqja zyrtare e supportit të X thotë se thirrjet audio dhe video janë tashmë të disponueshme për të gjithë përdoruesit përmes Direct Messaging. /PCWorld Albanian/