KOS-CERT ndanë me qytetarët linkun për të rikthyer llogaritë në WhatsApp

- Advertisement -

Gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme se ka probleme me aplikacionin WhatsApp. Fillimisht u mendua se problemi qëndron tek kompania Meta, por sipas ekspertëve të sigurisë, hakerët nuk kanë thyer sigurinë kryesore të kompanisë Meta, por po përdorin metoda të inxhinierisë sociale dhe mashtrimit për të hakuar llogaritë.

Hakerët dërgojnë linqe të rreme për gjoja konkurse, votime, ose ndonjë fotografi. Pasi viktima klikon apo ndjek udhëzimet, sulmuesit arrijnë të lidhin llogarinë e viktimës me pajisjen e tyre përmes opsionit zyrtar Lidhja e pajisjeve.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (KOS-CERT). Sipas tyre janë duke u trajtuar rastet e raportuara gjatë ditëve të fundit lidhur me komprometimin e llogarive në aplikacionin WhatsApp, si dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme në kuadër të përgjegjësive të tij.

“KOS-CERT është duke analizuar rastet e raportuara lidhur me llogaritë WhatsApp dhe është duke bërë përpjekje për të komunikuar me institucionet relevante, me qëllim të trajtimit dhe zgjidhjes së kësaj çështjeje”, thuhet në njoftimin e tyre zyrtar.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që në mënyrë që të rikthejnë llogarinë e komprimuar, të vazhdojnë përmes formularit në link.

“Në ndërkohë, për rikthimin e llogarisë, ju lutemi ta paraqitni rastin përmes formularit zyrtar të WhatsApp: https://www.whatsapp.com/contact/?subject=mess

Gjatë plotësimit të formularit, ju lutemi të specifikoni numrin e telefonit, problemin dhe datën kur ka ndodhur”, përfunduan ata.

Derisa të zgjidhet problemi, qytetarëve iu rekomandohet të përditësojnë WhatsApp-in në versionin më të fundit dhe aktivizojnë verifikimin me dy hapa.

Të ngjashme

Të fundit