16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Thirrja e ministrit ukrainas: Nëna, gra dhe bija ruse, merrini burrat tuaj në shtëpi

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kubela, u ka bërë thirrje grave ruse që të marrin në shtëpi burrat, bijtë dhe baballarët e tyre, që janë pjesë e pushtimit rus të vendit të tij.

Duke postuar në Twitter një foto me ushtarë rusë të kapur nga forcat ukrainase, Kubela thotë:

“Nëna, gra dhe bija të ushtarëve rusë! Merrini burrat tuaj në shtëpi. Ata erdhën në një tokë të huaj për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të shkatërruar shtëpitë tona. Qeveria juaj po gënjen. Populli ukrainas i priti ata me armë, jo me lule. Kërkojuni autoriteteve që të ndalojnë pushtimin, shpëtoni të dashurit tuaj“.

Më herët, Kubela u bëri thirrje vendeve të botës që të ndërpresin blerjen e naftës ruse, për të shkatërruar ekonominë e saj, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit