Thierry Henry mbron Ronaldon: Mungesa e Kupës së Botës nuk e prek trashëgiminë e tij

- Advertisement -

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry, ka vlerësuar Cristiano Ronaldon, duke theksuar se fakti që portugezi nuk e fitoi kurrë Kupën e Botës nuk e zbeh aspak trashëgiminë e tij në futboll.

Portugalia, me Ronaldon në përbërje, u eliminua nga Kupa e Botës 2026 pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës. Pas ndeshjes, sulmuesi legjendar konfirmoi se ky ishte Botërori i fundit i tij, duke i dhënë fund një kapitulli të gjatë me kombëtaren në këtë kompeticion.

“Shumë lojtarë të mëdhenj nuk e kanë fituar Kupën e Botës, por kjo nuk e përcakton trashëgiminë e tyre. Trashëgimia e tij është e paprekshme”.

“I uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që ta arrijë shifrën e 1 mijë golave. Ai ka frymëzuar shumë breza, veçanërisht fëmijët, përmes mënyrës se si jeton, merr frymë dhe e mendon futbollin”.

“Shikojeni trupin e tij, ai është një shembull për të gjithë. Prandaj, njeri i madh, të uroj gjithë të mirat në çfarëdo që vendos të bësh”, përfundoi Henry.

Ndërkohë, Ronaldo ende nuk u pensionua nga Portugalia duke lënë të hapur mundësinë për të luajtur edhe në “Euro 2028”.

Të ngjashme

Të fundit