Trajneri i kombëtares olimpike franceze, Thierry Henry, ka thënë se Real Madridi nuk është i gatshëm të dërgojë lojtarët e tyre francezë në Lojërat Olimpike të Parisit.
“Ka qenë gjithmonë kështu dhe e dija se do të ishte e vështirë. Është krejtësisht normale, veçanërisht për klubet jashtë vendit. Lojërat Olimpike janë këtu në Francë dhe klubet vendase do të ndihmojnë. Ekipet jashtë – janë më të vështira. Por unë kurrë nuk u ndala në “jo”-në e parë. Do të shohim se çfarë mund të bëhet por vendimi do t’u lihet klubeve sepse këto nuk janë data zyrtare të FIFA-s. Ka shumë emra që do të donim të kishim, por nuk është e qartë se kur do të kemi një përgjigje”, tha Henry.
Eduardo Camavinga, Tchouameni dhe Ferland Mendy janë francezët që luajnë për madrilenët.