12.6 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Thaçit sërish i mohohet e drejta për ta vizituar babain e sëmurë në Kosovë

- Advertisement -

Edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babanë e vet të sëmurë ia refuzoi Gjykata Speciale, ish-Presidentin të Kosovës, Hashim Thaçit.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, Gjykatësja e Producedurës Paraprake pretendon se “nuk ka arsye të jashtëzakonshme dhe bindëse” për lirimin e Thaçit për vizitë në këtë çështje humanitare.

“Më 19 shkurt 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore për vepra penale të administrimit të drejtësisë kundër Thaçit dhe të tjerëve hodhi poshtë kërkesën e dytë për lirim të përkohshëm të Hashim Thaçit për arsye humanitare. Sikurse herën e kaluar, Gjykatësja konstatoi se Thaçi nuk ka demonstruar se ekzistonin arsye të jashtëzakonshme dhe bindëse që përligjnin lirimin e përkohshëm të tij. Versionin e redaktuar publik të këtij vendimi, të dorëzuar më 25 shkurt, mund ta gjeni këtu.

Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse. Gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit