Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë nga burgu i Hagës për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, foli edhe për humbjen e babait.
Ai tha se dhimbjen dhe lotët i ka përjetuar duke parë varrimin e babait përmes televizorit.
“Bëj gjumë të reharshëm, por nuk më sjell mjaftueshëm sensin e rigjenerimit mendor, e as fizik. Me ndjenjën e vërtetë njerëzore i kam përjetuar dhimbjen, lotët dhe ofshamat derisa përcjellja në TV varrimin e babait”.
“Çdo grusht që hidhej në varrin e tij eshonte me ton mbi kokën time në qeli. Sjellja serioze apo heshtja në këtë mjedit nga të tjerët interpretohet si mërzi. ”, u shpreh ai.






