7.3 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Tetë trupa imigrantësh nxirren nga një lumë në kufirin ShBA – Kanada

- Advertisement -

Trupat e tetë personave, përfshirë dy fëmijë, të cilët besohet se kanë vdekur duke u përpjekur të kalonin nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara, janë gjetur gjatë dy ditëve të fundit, thanë të premten autoritetet.

Gjashtë persona, të përshkruar si anëtarë të dy familjeve me prejardhje rumune dhe indiane, u gjetën të enjten në një zonë moçalore të Lumit “St Lawrence”, i cili formon një pjesë të kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, raporton gazeta “The Guardian”.

Të premten, autoritetet i gjetën edhe trupat e dy imigrantëve të tjerë, duke e çuar në tetë numrin e viktimave, sipas policisë lokale.

Komandanti i policisë në Mohawk, Shawn Dulude, tha se autoritetet ende janë duke kërkuar një burrë, të identifikuar si Casey Oakes, i cili për herë të fundit u pa të mërkurën duke drejtuar një barkë që është gjetur pranë trupave.

Një fëmijë i gjetur të premten ishte shtetas kanadez dhe anëtar i një familjeje rumune, tha Dulude. U gjet edhe trupi i një gruaje, e cila besohet se ishte indiane.

“Gjithsej tetë trupa tashmë janë nxjerrë nga uji. Besohet se të gjithë ishin duke bërë përpjekje për të hyrë ilegalisht nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara”- shtoi zyrtari policor.

Ajo zonë njihet si pikë transiti për trafikimin e njerëzve dhe kontrabandës për shkak të vendndodhjes së saj. Në shkurt, policia raportoi për shtim të trafikimit të njerëzve në Mohawk.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit