Botën e sportit nganjëherë pa e provuar nga prizmi i një tifozi të thjeshtë nga tribunat, nuk e koncepton atë që ndodhë me të vërtetë brenda fushës.
Kjo gjë më shumti mund të personifikohet me Edin Terziqin, historia e të cilit duket se është interesante.
Ai ka lindur më 30 tetor të vitit 1982 në Menden të Gjermanisë Perëndimore, në një familje që emigroi nga Jugosllavia.
Babai i tij boshnjak vjen nga Doganvci i Bosnja e Hercegovina, teksa nëna e tij kroate nga Osijeku i Kroacisë, teksa ai vetë ka nënshtetësi kroate.
Në karrierën e tij të hershme, brenda vitit 2010 dhe 2013, Terziq punoi si skaut dhe asistent në akademinë e të rinjve të Dortmundit, duke i raportuar Jurgen Kloppit.
Terziq nga Gjermania kishte vazhduar karrierën në Turqi, tek Besiktashi 2013-2015 si asistent i trajnerit Slaven Biliq, për të vazhduar te Ëest Hami nga 2015-2017.
Bashkëpunimi i Terzic me Billiqin nisi në vitin 2012, kur ai bëri një analizë të lojës së Kroacisë ndaj Republikës së Irlandën në Euro 2012. Billiqi i kënaqur me analizën e tij, e ftoi si asistent te Lokomotiva e Moskës, ndonëse ujdia nuk u arrit, Billiqi ia ofroi pozitën Terziq te Beshiktashi, dhe këtë e bëri duke u konsultuar me Dortmundin.
Ai e ndjeki Billiqin në West Ham në vitin 2015, por u largua nga klubi dy vite më vonë, kur Billiq u shkarkua në nëntor të vitti 2017.
Terzic si duket nuk mund të qëndronte larg “Murit të Verdhë”, dhe u kthye sërish në vitin 2018 si asistent i Lucien Favre.
Por shkarkimi i këtij të fundit në dhjetor të vitit 2020, i erdhi mundësia e artë që të bëhej trajner i ekipit të parë, megjithëse i përkohshëm deri në fund të sezonit.
Por, data 13 maj nuk do të harrohet lehtë në kujtesën e Terziq pasi e fitoi trofeun e parë me Dortmundin – Kupën e Gjermanisë kundër Leipzigut, me rezultat 4-1.
Por puna e tij si trajner mbaron në këtë sezon, pasi në këtë pozitë emërohet Marco Rose, i cili ishte trajner i Borussia Monchegladbach. Ai nuk kthehet më pas në pozitën e asistent trajnerit, por në në atë të drejtorit teknik. Pasi Rose u largua, Terzic u ribë trajner i Dortmundit, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.
Në sezonin 2022-23, ekipi i drejtuar nga ai e humbi titullin, për shkak të një barazimi shokues në shtëpi ndaj Mainz, duke përfunduar me pikë të barabarta me Bayern Munich, por me këta të fundit me goldallimin më të mirë.
27 maji i vitit 2023, Terziq së fundmi deklaroi që i është ngulitur në kokë dhe nuk do ta harrojë lehtë.
Këtë sezon ani se “Bletët” nuk performuan mirë në Bundesliga duke përfunduar në pozitën e pestë, tjetër këngë ishte në Ligën e Kampionëve.
Ani se u shortuan me një grup të vështirë, apo siç ishte quajtur i ‘vdekjes’, skuadra e drejtuar nga ai arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve, garës më prestigjioze evropiane.
Për të marrë epitetin e më të mirit, Terziq do të ketë përballë hiç më pak se 14 herë fituesin e kësaj gare – Real Madridin.
Për Dortmundin fitorja në këtë garë nuk do të jetë sefte, pasi e kanë fituar tashmë një herë.
“Muri i Verdhë” patjetër që do të jetë arma më e fortë e Terziq në finale, nga shkallët e stadiumit ku shkonte te fusha e futbollit për të shkruar një faqe të historisë të klubit, që ai ia kushtoi thuajse gjithë karrierën, duke nisur nga fillimi.
Edin Terziq, ka folur në një konferencë për media para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Terziq, mes tjerash thekson se ekipi i tij në finale ka vetëm një qëllim.
“Është një finale dhe ne nuk jemi këtu vetëm për ta luajtur, por për ta fituar atë”, u shpreh Terziq.
Finalja mes Dortmundit dhe Real Madridit do të zhvillohet në “Wembley”, duke nisur nga ora 21:00.