-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Terras: Kriminelët duhet të sillen para drejtësisë, unë jam gjeneral dhe për këtë duhet një plan!

- Advertisement -

Anëtari i Parlamentit Evropian dhe raportuesi i sapoemëruar i përhershëm për Kosovën, Riho Terras po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Ai sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur lidhur me qëllimet e vizitës së tij në Kosovë.

Terras ka thënë se ai është këtu për ta ndihmuar Kosovën drejt intergrimit në Bashkimin Evropian.

”Kosova ka ndërmarrë një sër reformash, të gjitha arritjet do të përfshihen në raport”, ka thënë ai.

Ndërkaq Terras ka thënë se do të vizitojë edhe Mitrovicën e Veriut për të parë nga afër gjendjen atje.

Sa i përket sulmit terrorist në “Ibër-Lepenc”, ai ka deklaruar se autoritete e BE-së do të punojnë drejt zbulimit të ndriçimit të këtij rasti.

‘’Të gjithë kriminelet duhet të sillen para drejtësisë, unë jam gjeneral dhe për ta bërë një plan duhet që një herë ta kem një pasqyrë të plotë të informacioneve’’, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit