Me planin për të tërhequr 5,000 trupa nga Gjermania dhe paralajmërimet për masa të ngjashme ndaj Italisë dhe Spanjës, vëmendja është rikthyer te prania ushtarake amerikane në Evropë dhe shpërndarja e saj strategjike.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 68 mijë personel ushtarak aktiv të vendosur në mënyrë të përhershme në bazat evropiane deri në muajin dhjetor. Kjo shifër nuk përfshin trupat rotative, të cilat dërgohen periodikisht për misione dhe stërvitje.
Forcat amerikane janë të shpërndara në rreth 50 baza në më shumë se një duzinë vendesh, nga të cilat 31 konsiderohen baza të përhershme.
Gjermania dhe Italia mbeten dy vendet me praninë më të madhe ushtarake amerikane në kontinent, të ndjekura nga Mbretëria e Bashkuar
Shpërndarja e trupave amerikane në Evropë:
Gjermania – 36,436 trupa, ku ndodhet edhe baza më e madhe ajrore amerikane në Evropë, Ramstein.
Italia – 12,662 trupa të vendosur në Vicenza, Aviano, Napoli dhe Sicili, që përfshijnë njësi të ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore.
Mbretëria e Bashkuar – 10,156 trupa, kryesisht personel i forcave ajrore në tre baza kryesore.
Spanja – 3,814 trupa, të përqendruar në baza detare dhe ajrore pranë Ngushticës së Gjibraltarit.
Polonia – 369 trupa të përhershëm, si dhe rreth 10 mijë personel rotativ të financuar nga Iniciativa Evropiane e Parandalimit, të shpërndarë në katër baza.
Rumania – 153 trupa të përhershëm, së bashku me forca rotative në bazat Mihail Kogălniceanu, Camp Turzii dhe Deveselu.
Hungaria – 77 trupa të përhershëm, si dhe forca rotative në bazat Kecskemét dhe Papa
Kjo prani e gjerë ushtarake pasqyron rëndësinë strategjike që Evropa vazhdon të ketë për Shtetet e Bashkuara, sidomos në kontekstin e tensioneve me Rusinë dhe zhvillimeve të fundit në sigurinë globale.






