17.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Tentuan ta vrasin nga një veturë, policia gjen gëzhoja në vendin e ngjarjes në Prishtinë

- Advertisement -

Një tentim-vrasje ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në Prishtinë, transmeton IndeksOnline. Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër.

Të dyshuarit menjëherë kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 4 gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit