4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Telefonata me Osmanin, O’Brien ia kërkon Kosovës zbatimin e Asociacionit, përmend edhe rregulloren e BQK-së për dinarin

- Advertisement -

Ndihmës sekretari amerikan të Shtetit James O’Brien, ka treguar për bisedën që e ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

O’Brien ka shkruar në “X”, se me Osmanin ka folur për zbatimin e rregullave monetare që të përfitojnë të gjithë qytetaret, duke e lidhur me çështjen e dinarit, gjë që SHBA-ja kundërshton mënyrën sesi ka dalë rregullorja e BQK-së.

Po ashtu, thuhet se duhet të përmbushen të gjitha obligimet e dalura nga marrëveshjet e Brukselit.

Tekstualisht ai përmendi edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Telefonatë e mirë me Presidenten Vjosa Osmani. Diskutuam për rëndësinë që Kosova të zbatojë rregulloret monetare në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet e Dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit