Bordi i Arsimit i Teksasit ka miratuar një listë të re dhe të gjerë leximi në nivel shtetëror, e cila, për herë të parë, do ta bëjë të obligueshëm leximin e pjesëve nga Bibla për më shumë se pesë milionë nxënës të shkollave publike, shkruan The Guardian.
Sipas nismës së re, tregimet biblike do të bëhen lexim i detyrueshëm për miliona nxënës të shkollave publike, krahas një koleksioni më tradicional librash, duke rihapur debatin mbi përpjekjet në rritje në ShBA për të zgjeruar rolin e fesë në shkolla.
Zbatimi i programit do të bëhet në faza, duke nisur me nxënësit e shkollave fillore në vitin 2030.
Bordi Shtetëror i Arsimit i Teksasit, i kontrolluar nga republikanët, i dha miratimin përfundimtar planit gjatë një votimi të premten. Vitin e kaluar, Teksasi u bë shteti më i madh në ShBA që kërkoi vendosjen e Dhjetë Urdhërimeve në çdo klasë.
Lista ka nxitur kritika të forta. Kundërshtarët thonë se ajo shkel parimin kushtetues të ndarjes së fesë nga shteti, nuk pasqyron diversitetin fetar dhe i jep përparësi krishterimit ndaj besimeve të tjera. Vijon artikulli i The Guardian.
Ndërkaq, mbështetësit argumentojnë se traditat judeo-kristiane kanë luajtur një rol qendror në themelimin e vendit dhe duhet të përfaqësohen në mësimdhënien e shkollave publike.






