Francezi Ousmane Dembélé shënoi “hat-trcikun” e dytë më të shpejtë në historinë e Kupës së Botës, duke realizuar tre gola brenda 32 minutave në ndeshjen ndaj Norvegjisë të premten.
Dembélé i shënoi tre golat e tij në një interval prej vetëm 26 minutash, pasi goli i parë erdhi vetëm pak minuta pas fillimit të ndeshjes me një goditje të bukur me këmbën e djathtë.
Vetëm Erich Probst ka realizuar një “hat-trick” më shpejt se Dembélé.
Ai e arriti këtë 72 vjet më parë me Austrinë, duke shënuar tre gola në vetëm 24 minuta në fitoren e skuadrës së tij ndaj Çekosllovakisë.
Dembélé, fituesi aktual i Topit të Artë për futbollistin më të mirë në botë, tani është shumë pranë Lionel Messit dhe është barazuar me bashkëlojtarin e tij te Franca, Kylian Mbappé, në garën për Këpucën e Artë të Kupës së Botës 2026.
Messi, i cili pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të tretë në turne të shtunën mbrëma, ka shënuar pesë gola në katër ndeshje.
Dembélé, Mbappé, Vinícius Júnior i Brazilit dhe Erling Haaland i Norvegjisë ndajnë vendin e dytë me nga katër gola secili.
Haaland nuk ishte titullar të premten për Norvegjinë, pasi skuadra bëri 10 ndryshime në formacion. Edhe pse Norvegjia dhe Franca po përballeshin për vendin e parë në Grupin I, të dyja ekipet e kishin siguruar tashmë kualifikimin në fazën me eliminim direkt si dy skuadrat më të mira të grupit.
Kjo duket se ishte e mjaftueshme për Norvegjinë, e cila do të përballet me Bregun e Fildishtë nëse e mbyll grupin në vendin e dytë, ndërsa fituesi i grupit do të luajë ndaj një skuadre të vendit të tretë në fazën e 1/16 së finales.






