13.5 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Të zhdukurit e Ferizajt: Doli të marr bukë, s’u gjet as pas 26 vjetësh (Video)

- Advertisement -

Herën e fundit që e panë familjarët ishte para 26 vjete.

Sanije Muhaxheri më 16 prill të 99-tës doli nga shtëpia e saj në Ferizaj për të sigurar ushqim për familjen dhe për UÇK-në.

Atë e kidnapuan forcat serbe dhe bashkë me dhjetra shqiptarë të tjerë u zhdukën nga ajo kohë.

Familjarët e 15 personave që po konsiderohen të pagjetur të mërkurën u mblodhën për homazhe për të iu lënë disa lule shprese në përvjetorin e 26-të.

Vajza e Sanije Muhaxherit në atë kohë ishte 12 vjecare, por e ëma ia kishte lënë amanet familjen.

Të njëjtën ditë forcat serbe I kidnapuan 41 civilë shqiptarë. Trupat e 26 prej tyre janë gjetur e të tjerët ende konsiderohen të zhdukur.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

Të ngjashme

Të fundit