Të shtëna me armë në Suharekë, plagoset rëndë një person, i dyshuari arratiset

- Advertisement -

Një person ka mbetur i plagosur në Suharekë, si pasojë e të shtënave që kanë ndodhur atje.

Nga policia është thënë se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

‘’Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi mashkull.

Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij.

Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti’’, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit