Guler rinovon kontratën me Realin deri më 2032

- Advertisement -

Mesfushori turk, Arda Guler do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit edhe për një periudhë të gjatë.

Guler ka rinovuar kontratën me klubin spanjoll, e cila do ta mbajë në “Santiago Bernabeu” deri në verën e vitit 2032, ka njoftuar Real Madridi të mërkurën.

Paraqitjet e mira të mesfushorit 21-vjeçar në sezonin aktual, kanë detyruar Realin për t’ia vazhduar bashkëpunimin duke i dhënë fund të gjitha dilemave për të ardhmen e tij.

Në 14 paraqitje në sezonin aktual, Guler ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 7 asistime në të gjitha garat kurse Realit iu bashkua në vitin 2023 nga Fenerbahçe për 30 milionë euro.

Deri më tani, Guler ka në total 126 ndeshje të luajtura me fanellën e Real Madridit, ekip me të cilin ka fituar pesë trofe, përfshirë këtu titullin e kampionit të La Ligas dhe Ligën e Kampionëve

Të ngjashme

Të fundit