13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Të mbyll karrierën me Champions dhe Evropian do të ishte madhështore”, Kross: Një ide e tillë me entuziasmon

- Advertisement -

Pasi mbylli karrierën me trofeun e UEFA Champions League, “arkitekti” i mesfushës së Real Madrid është gati të “dirigjojë” Kombëtaren e Gjermanisë, në Kampionatin Evropian të futbollit, ku padyshim në turneun që organizohet në “shtëpinë” e tyre kërkohet me ngulm triumfi i madh, që mungon te “Pancerat” që prej vitit 1996.

Trofeun e lakmon shumë edhe kampioni i Evropës për klube, me Kross, që do të mbyllë përfundimisht “hesapet” me futbollin, pas Euro 2024 dhe shpreson të largohet me “faqen e bardhë”. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohej gjatë konferencës për shtyp, një ditë para sfidës hapëse të kompeticionit ndaj Skocisë, teksa theksoi se skuadra duhet të dijë të përballojë presionin.

“Një turne që luhet në shtëpi është edhe më special, nuk janë shumë lojtarë që ia dalin ta provojnë një ndjesi të tillë. I gjithë vendi e ndjen atmosferën dhe ka një energji shumë pozitive. Për këtë fakt kemi një përgjegjësi të shtuar, megjithatë skuadra do të duhet të dijë të menaxhojë edhe presionin. Në fund të fundit, është vetëm futboll.

Pas Championsit edhe trofeu i Evropianit? Një ide e tillë më entuziazmon shumë, triumfi në Evropian ishte një shtysë që unë të rikthehesha në kombëtare. Dua shumë që të kemi sukses dhe ta fitojmë këtë Evropian, nëse mendoja se nuk mund t’ia dalim, atëherë nuk do të isha kthyer. Ta mbyllja karrierën me trofeun e Champions League dhe me Evropianin do të ishte diçka “qesharake”, madhështore, por e pranoj me qejf të madh”,- u shpreh legjenda gjermane e mesfushës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit