Real Madridi ka mposhtur Interin me rezultat 2-1, në një ndeshje spektakolare.
Kylian Mbappe kaloi madrilenët në epërsi në minutën e 14-të, pas asistimit të Brahim Díaz.
Në minutën e 23-të, Federico Valverde shfrytëzoi një gabim të portierit Josep Martínez dhe realizoi për 2-0.
Interi arriti ta ngushtojë rezultatin në minutën e 77-të përmes Carlos Augusto, por nuk arriti të barazojë.
Në fund, Thibaut Courtois ishte vendimtar për Real Madridin, duke bërë disa pritje të rëndësishme, përfshirë një superpritje ndaj Mkhitaryan në minutat e fundit.






