- Advertisement -
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:
- Miratuar Raportin vjetor mbi Inspektimet. Raporti pasqyron angazhimin e vazhdueshëm për fuqizimin e sistemit inspektues, rritjen e efikasitetit, profesionalizmit dhe proporcionalitetit të inspektimeve, si dhe avancimin e koordinimit ndërmjet organeve inspektuese në nivel qendror dhe lokal.
- Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese: Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit.
- Miratuar kërkesën për shpalljen me interes publik për bartjen e pronës komunale, në pronësi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për zhvillimin e Parkut Industrial dhe Teknologjik në Komunën e Gjilanit.
- Miratuar kërkesën për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,000,000.00€ (një milion euro) për zbatimin e Masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
- Miratuar vendimin për emërimin e Komitetit për Partneritet Publiko-Privat.
- Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për shpronësim për interes publik të pronave ish shoqërore ”Virgjinia” dhe “Metaliku” që janë nën menaxhimin dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të cilat preken nga ndërtimi i “Zonës Industriale” në Komunën e Gjakovës.
- Miratuar vendimin për Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, me masat si në vijim:
- Mbështetje të njëhershme për përfituesit e skemave pensionale,
- Mbështetje të njëhershme për të gjithë fëmijët, që janë përfitues të skemës së shtesave për fëmijë,
- Për të gjithë të punësuarit, të deklaruar në muajin prill, me të ardhura mujore më pak se 1000 euro, që nuk janë në listën e pagave që paguhen nga buxheti i shtetit. Këtu është sektori privat dhe sektori tjetër, publik, por që është jashtë organizatave buxhetore, përfshihen shoqëria civile, por edhe ndërmarrjet publike dhe organizatat tjera, si dhe;
- Për të gjithë studentët aktivë dhe të rregullt në vitin akademik 2025/2026 në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, që përmbushin kriteret për përfitim sipas këtij vendimi






