Brooke Shields ka kaluar dekada në qendër të vëmendjes, por një gjë që ajo thotë se nuk ka ndryshuar: frika e saj nga tejkalimi i procedurave kozmetike.
Nuk është sekret që shumë njerëz në Hollywood po zgjedhin të operohen herët, por aktorja ia ka dalë t’i rezistojë tundimit, veçanërisht pasi nuk është e kënaqur me procedurat e vogla që ka provuar në të kaluarën.
Në një intervistë të kohëve të fundit përpara ditëlindjes së saj të 61-të, ajo foli përsëri hapur për plakjen dhe presionet e industrisë.
“Kam shumë frikë të futem nën thikë”
Në një intervistë për revistën People, aktorja dhe modelja 60-vjeçare pranoi se ndërsa kirurgjia kozmetike mund të jetë “joshëse”, ajo prapë nuk planifikon procedura të mëdha sepse është “shumë e frikësuar”.
Duke folur për bukurinë, ajo shpjegoi: “Për mua, bukuria do të thoshte të ishe e zgjuar dhe e fortë, por pranoj se gjërat ndryshojnë.”
Ajo shtoi se e kupton që bukuria është shumë më tepër sesa një fytyrë pa rrudha. “Shikoni, unë bëj ushtrime, bëj trajtime fytyre, por nuk kam bërë ndërhyrje kirurgjikale. Duket joshëse, por kam shumë frikë!” tha Shields, e cila do të festojë ditëlindjen e saj të 61-të më 31 maj. /Klankosova.tv







