Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me procesin e dialogut të lehtësuar nga Brukseli.
Me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti dhe LVV-ja kanë harruar parimet dhe përfshirjen e Kuvendit në dialog.
Tutje, ai ka thënë se për takimin e nesërm mes dy kryenegociatorëve në dialog duket se dinë vetëm Kurti dhe vartësi i tij, Besnik Bislimi, zëvëndëskryeministër i kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti dhe Levizja Vetvendosje në opozitë kërkonte me ngulm përfshirjën e Kuvendit të Kosovës në dialog.
Albin Kurti dhe Levizja Vetvendosje ne pushtet i ka harruar parimet dhe përfshirjen e Kuvendit ne dialog.
Dialogun dhe procese te rendesishme per Republiken e Kosoves i kane privatizuar deri ne ate mase sa publiku ne Kosove duhet te informohet per keto procese permes burimeve nga Brukseli apo qendra tjera.
E nesër Besnik Bislimi do të takohet ne Bruksel me Petkoviqin per te diskutuar per çeshtje te dialogut qe vetem Albin Kurti dhe Besnik Bislimi si duket e dinë.
Nese Besnik Bislimi neser diskuton per Statutin e Asociacionit eshte fatkeqësi per Kosoven. I njejti eshte deshmuar negociator ekstrem i dobet dhe i dëmshëm njejte sikurse shefi i tij Albin Kurti.