Të dielën mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu, këto do të jenë temperaturat

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar se gjatë ditës së nesërme pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Gjatë ditës, parashikohet që temperaturat minimale të lëvizin mes 10 dhe 14 gradë celsius, ndërsa ato maksimale, mes 25 dhe 29 gradë celsius.

Postimi:

E diel (12.07.2026)

Parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. ⛈️

🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet do të jenë ndërmjet 25 dhe 29°C.

💨 Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s.

 

 

Të ngjashme

Të fundit