Ka nisur zyrtarisht çerekfinalja e shumëpritur e Kupës së Botës 2026 mes Norvegjisë dhe Anglisë.
Në stadiumin e Miamit, dy kombëtaret kanë hyrë në fushë me një objektiv të vetëm: sigurimin e një bilete për në gjysmëfinale.
Përballja sjell përballë disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror, me Erling Haaland që udhëheq sulmin e Norvegjisë dhe Harry Kane në krye të repartit ofensiv të Anglisë.
Të dy ekipet kanë treguar formë të shkëlqyer gjatë këtij Botërori dhe pritet të zhvillojnë një duel të fortë deri në minutën e fundit.Anglia synon të konfirmojë statusin e favoritit dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut, ndërsa Norvegjia kërkon të shkruajë historinë duke eliminuar një tjetër pretendent pas suksesit ndaj Brazilit në fazën e kaluar.
Mbetet për t’u parë se cila skuadër do të fitojë biletën për në gjysmëfinale në një sfidë që pritet të dhurojë emocione dhe futboll të nivelit më të lartë./GazetaBlic Sport/





