10.5 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Taylor Swift bën historinë me albumin e saj “Midnights”

- Advertisement -

Sukseset e artistes Taylor Swift nuk kanë të ndalur. Artistja ka mundur të shesë mbi 6 milionë kopje në mbarë botën nga albumi i saj 10 “Midnights”. “Midnights” është aktualisht  albumi më i shitur i këngëtares në karrierën e saj muzikore .

Ajo është artistja e parë në histori që fiton të gjitha 10 vendet më të mira në tabelën amerikane të “Billboard Hot 100’ me këngët e këtij albumi. “Midnights”  theu gjithashtu rekorde në Spotify kur më 21 tetor u bë albumi më i  dëgjuar në një ditë të vetme.

Që nga publikimi i albumit, kritikët e muzikës  kanë vlerësuar  këtë album veçanërish këngët “Folklore” dhe “Evermore”.

Dy ditë më parë, superylli i popit tha në mediat sociale se ishte torturuese për të, të shikonte fansat që përpiqeshin të siguronin bileta për turneun e saj të ardhshëm në SHBA. Shumë fansa kanë pritur për orë të tëra që të siguronin një biletë për turneun që vjen pas 5 vitesh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit