29.8 C
New York
Wednesday, June 19, 2024

Buy now

Tatuazhi mund të shkaktojë kancer në gjak

- Advertisement -

Bërja e një tatuazhi mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të një lloji kanceri me 21 për qind, ka zbuluar një studim i ri.

Studiuesit në Suedi gjetën një lidhje të mundshme midis tatuazheve dhe kancerin në sistemin limfatik, i njohur si limfoma.

Limfoma është një lloj kanceri i gjakut që ndikon në sistemin imunitar.

Studiuesit, nga Universiteti Lynd, donin të hetonin lidhjen midis tatuazheve dhe efekteve të gjata shëndetësore, pasi njohuritë akademike në këtë fushë janë të dobëta. Dr.Christel Nielsen, e cila drejtoi studimin, tha: “Është e rëndësishme të mbani mend se limfoma është një sëmundje e rrallë dhe se rezultatet tona zbatohen në nivel grupi. Rezultatet tani duhet të verifikohen dhe hulumtohen më tej në studime të tjera, dhe një hulumtim i tillë është në vazhdim”.

Studiuesit shikuan 11 mijë e 905 njerëz – 2 mijë e 938 nga grupi, të moshës 20 dhe 60 vjeç, kishin limfomë.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se madhësia e tatuazhit nuk kishte rëndësi – kështu që të pasurit e një tatuazhi në të gjithë trupin nuk e rriste rrezikun më shumë sesa një tatuazh më i vogël, shkruan Metro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit