11.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Tare në konflikt me Sarrin

- Advertisement -

Igli Tare, Maurizio Sarri dhe Claudio Lotito në mes. E ardhmja e drejtorit sportiv nuk është më e sigurt në Romë pasi në javët në vazhdim presidenti i klubit pritet që të bëjë zgjedhjen e vështirë.

Deklaratat e trajnerit pas ndeshjes ku Alkmaar eleminoi Lazio-n nuk i kanë pëlqyer aspak Tares. Ky i fundit thuhet se në ambientet e hotelit Van Der Valk Akersloot i ka mbajtur qëndrim Sarri-t madje mes palëve thuhet se nuk ka më komunikim. Sarri, pas eleminimit të Lazio-s nga Europa League, akuzoi Taren se nuk kishte ndërtuar ekip për shumë kompeticione dhe se nuk kishte punuar mirë as me akademinë.

Sipas mediave italiane në këtë mes ka hyrë edhe presidenti i klubit, Lotito, i cili ka punuar për shumë vite me Taren. Ai e njeh fare mirë punën e shqiptarit dhe për mediat italiane do të jetë i detyruar që në fund të seonit të bëjë edhe zgjedhje e madhe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit