2.7 C
New York
Thursday, February 22, 2024

Buy now

Talat Xhaferi nuk do t’i ketë votat e opozitës shqiptare për kryeministër, Mexhiti: Nuk do të marrim pjesë në seancë

Lideri i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit opozitar Lidhja Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se nuk do të votojnë për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër teknik.

Në intervistë për “Veçer”, Mexhiti ka thënë se nuk do të marrin fare pjesë në seancën për zgjedhjen e Qeverisë teknike.

“Ai (Xhaferi) vendosi njollë, e njollosi procesin zgjedhor ende pa filluar, sepse nëse mbetet Komisioni me 6 anëtarë mund të sjellë deri te vendimi që raportit të jetë 3-3, vendimet të shkojnë në Gjykatën Administrative, ku ende pa filluar procesi ne do të përballemi me procese gjyqësore. Për këto arsye – hapi i parë ishte bojkotimi i Kuvendit dhe ne nuk do të marrim pjesë në atë seancë (për zgjedhjen e Xhaferit), pikërisht për shkak të Xhaferit. Sa i takon kryeministrit teknike, ai është kryeministër që do ta mbajë karrigen të qëndrojë i ngrohtë për kryeministrin e ri. Ai do të jetë kryeministër kalimtar”, tha Mexhiti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit