28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Selmanaj i reagon Bislimit: Për një grusht vota bëni politikë me të pagjeturit

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj i ka reaguar zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ku ky i fundit ka thënë se ka qenë pjesë e strategjisë së VV-së në fushatën zgjedhore çështja e të pagjeturve.

Sipas Selmanaj, Bislimi këtë përgjigje e ka dhënë sot para deputetëve.

Ai tutje ka thënë se VV për një grusht votash ka bërë politik me të pagjeturit.

Postimi i plotë:

Tashmë po e konfirmojnë edhe vetë se sa të paskrupullt dhe të ligë janë.

A ju kujtohen sa linqime, sa shpifje dhe sa konstruksione të shpifura dhe të ulëta i ka bërë LVV- ja kundër meje për çështjen e të pagjeturve?

Gjithë atë fushatë shpifëse e linquese e kanë bërë vetëm e vetëm pse qeveria Hoti, e kishte vendosur çështjen e të pagjeturve si temë të parë në procesin e dialogut me Serbinë.

Sot para deputetëve në pyetjen e deputetes së LDK-së Rrezarta Krasniqi, për deklaratat e dikurshme të Besnik Bislimit, se me VV-në në qeveri nuk do të ketë dialog pa u gjetur edhe i pagjeturi i fundit.

Ai pa fije turpi përgjigjet se ishte pjesë e strategjisë së VV-së në fushatën zgjedhore .

“Në qoftë se doni ta vendosni temën në rendin e ditës së si ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, mendoj se mund të diskutojmë edhe për këtë, sepse kam qenë shef në fushatë zgjedhore dhe mund të ju tregoj se cila ka qenë strategjia me iu sjellë juve aty ku jeni, dhe veten aty ku jemi. Prapë do të jem shef i shtabit, por tash targetin e kam në njëshifror me iu sjell”, tha Bislimi.

Ju kam thënë edhe para 4 vitesh në Kuvendin e Kosovës dhe po e përsërisë edhe sot “Kushdo që provon të bëjë politikë me temën e të pagjeturve, ne mund edhe mos dijmë t’ua kthejmë, por rujuni nga zoti dhe gjaku i atyre….hakmarrja e tyre do ju ndjekë pas kudo që jeni!

Kjo mendësi, që është në gjendje për një grusht votash të mashtroj dhe të bëjë politikë edhe me tema kaq të ndjeshme për shqiptarët, nuk meritojnë as të jenë në politikë se lëremë të udhëheqin!

Turp me ju thënë, pak po më duket!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit